Shkupi bllokon miellin serb, Beogradi ankohet
Sekretariati i CEFTA-s do të mblidhet më 22 korrik në një mbledhje të jashtëzakonshme, me kërkesë të Beogradit, për të shqyrtuar masën e kufizimit të Qeverisë së Shkupit për importin e grurit dhe miellit nga Serbia.

Mbledhja do të zhvillohet në Beograd, pas letrës që i ka nisur kësaj organizate ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, ku thuhet se Qeveria e Shkupit ka shkelur, me masën e ndërmarrë, marrëveshjen për tregti të lirë të CEFTA-s, njofton Zhurnal.

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar ndërmarrjen e masave reciproke, po qe se Shkupi zyrtar nuk heq dorë nga kufizimi i vënë ndaj importuesve serbë të grurit dhe miellit.

Një masë e ngjashme restriktive ishte ndërmarrë vitin e kaluar edhe ndaj Kosovës, por pas paralajmërimeve nga Prishtina zyrtare se do të zbatonte reciprocitet, Qeveria e Shkupit pezulloi vendimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2013, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori