Milionat për projektin “
Shkupi 2014” sa vijnë e shtohen. Projekti në sheshin e kryeqytetit maqedonas po vazhdon të rrisë koston e harxhimeve. Sipas medieve maqedonase ndërtimi i Teatrit të Vjetër të Shkupit në pjesën e djathtë të lumit të Vardarit ka arritur një çmim mbi 20 milion euro.
Ministria e Kulturës e Maqedonisë ka arritur marrëveshje të re pa shpalljen e konkursit publik për punimin e disa
skulpturave të personaliteteve artistike dhe skulptura arti dhe për këtë projekt të
skulpturave janë ndarë rreth 600 mijë euro.
Ministria e Kulturës ka bërë të ditur për mediet vendase se këto skulptura nuk do të simbolizojnë personalitete konkrete të artit, mirëpo ato do të simbolizojnë teatrin, literaturën dhe dramën. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2011,
ora 10:47