Shkup, vidhen 21 laptopa, policia në kërkim të autorit
Pëlqej
Ministria e Punëve te Brendshme (MPB) njofton se nga pasditja e djeshme, e deri në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në një shitore për teknikë në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup.

Kryerësi i vjedhjes, siç thuhet në njoftim, me një copë betoni theu xhamat e derës së hyrjes dhe u fut brenda ku mori 21 laptopa. Më pas u largua në një drejtim të panjohur. Në këtë mënyrë kryerësi i vjedhjes përfitoi një shumë prej 900.000 denarësh në mënyrë të paligjshme.

Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori