Shkrumbohet makina në Lazarat, dyshim për zjarr të qëllimshëm

Një mjet është djegur në fshatin Lazarat në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se automjeti ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale I.B, i cili është banues në fshatin e Lazaratit. Deri më tani dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi pranë mjetit është konstatuar lëndë ndezëse.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 5.10.2020 06:18