Në rrugën Pere Toshev në afërsi të
pllastikave në
Shkup, gjatë mëngjesit diku nga ora 3.30 jnaë dëgjuar të shtëna armësh.
Sipas policisë, 58 vjeçari E. B derisa ishte duke pastruar sallonin e ondulimit “Lejla”, i janë afruar tre persona të maskuar që posedonin pistoletë, ku njëri prej tyre me dorezën e pistoletës e ka goditur në kokë, ndërsa dy të tjerët kanë shtënë me armë në ajër, ku pastaj janë larguar.
Nga policia thonë se ekipi i tyre ka bërë hetimin në vendin e ngjarjes dhe se janë marrë masa për zbardhje të tërësishme të rastit. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013,
ora 17:39