Shkup, takimi i shefave të SHM-ve
Pëlqej
Shkupi
Takimi i trembëdhjetë i shefave të Shtatmadhoprive (SHM) të armatave të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut (A5), do të mbahet sot në Shkup, ndërsa nikoqir dhe kryesues do të jetë shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Mirosllav Stojanovski.

Fjalimin me këtë rast, do ta hapë ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski. Temë kryesore për të cilën do të diskutohet në takim do të jetë "Kontrolli dhe qasja në hapësirën ajrore dhe detare dhe integrimi në arkitekturën e NATO-s për kontroll dhe komunikime" me ç'rast do të prezantohen qasjet individuale të pjesëmarrësve të takimit.

takim do të marrin pjesë delegacione të larta të armatave të vendeve anëtare të A5 të prezantuara nga SHM të forcave ajrore (FA) të Shqipërisë, gjenerali brigadier, Maksim Malaj, të Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral nënkoloneli, Milladin Millojçiq, të Malit të Zi, Dragan Samarxhiq dhe zëvendësi i SHM të FA të Kroacisë, gjeneral-nënkoloneli, Sllavko Bariq.

Krahas shefave të SHM të armatave anëtare të A5, në takim do të marrin pjesë edhe SHMP të FA të Bullgarisë, gjenerali Simeon Simeonov, Serbisë, gjeneral-nënkoloneli, Milloje Miletiq, Komandanti i Komandës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, admirali Samuel Loklier dhe zëvendësi i komandantit të Komandës evropiane të SHBA-së (EUCOM) gjeneral-nënkoloneli, Xhon D. Gardner.
Shtuar më 04/11/2010, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori