Shkup, rrihen 4 adoleshentët shqiptarë
Katër adoleshentë shqiptarë janë rrahur brutalisht nga grupe të rinjsh maqedonas. Ngjarja e rëndë sipas Alsat ka ndodhur në në lagjen Aerodrom të Shkupit. Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentën e shoferit.


Në mënyrë të papritur janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas, ndërsa bilanci është një në gjendje shoku, dhe tre më plagë të rënda trupore. Njëri prej të rrahurve ka treguar për Alsat TV se agresorët ishin maqedonas dhe më shumë se 20 persona, të cilat i kanë rrahur duke përdorur edhe shkop bejsbolli. /albeu.com/

Shtuar më 05/01/2013, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori