Hidhet shorti, me kë do të përballet KF Tirana në Champions

Sot është hedhur shorti që zbuloi kundërshtarin e Tiranës për raundin e parë të Ligës së Kampionëve pas ndarjes së vazove nga UEFA. Goglat përcaktuan që KF Tirana do të përballet me Dinamo Tbilis (Gjeorgji).

Për shkak të situatës globale, Uefa ka vendosur që tre turet e para të zhvillohen me ndeshje teke. Pritet që Uefa të përcaktojë orën e ndeshjes në datën 18/19 Gusht.

Edhe stadiumi ku do të luhen ndeshjet, do të zgjidhet me short. Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ku do të ketë minuta shtesë dhe penallti nëse është e nevojshme. Fituesit do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, ndërsa humbësit do të shkojnë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.


Shtuar 9.08.2020 11:44