Shkup, qirinj për demokracinë e vrarë
Disa qytetarë janë mbedhur përpara ndërtesës së qeverisë dhe kanë ndezur qiri, duke demonstruar me ndezjen e tyre, "vrasjen e demokracisë".

Ata shpehen se megjithëse dy vite më parë në parlament u mbyt demokracia, rezistenca është e gjallë.

“Unë nuk e di sa student kishte në 24.12.2012. Nuk e di edhe sa persona ishin në barrikadë atë mëngjes. Por e di që kjo qeveri nuk po ndryshon as me deputetë, as me studentë e as me ata që marrin honorar. Së bashku jemi më të fortë, së bashku nuk mund të na mbyllin gojën. Besoj në Maqedoni demokratike, normale dhe multietnike. Maqedonia në të cilën mendja e mund frikën, indeksi pasaportën. Kujtimet e mija për të hënën e zezë më dërguan para Parlamentit, sot aty e kam vendin, të ndaj momentet ku u ndal demokracia. Shihemi miq, 24.12 nuk guxon asnjëherë të harrohet”,ka shkruar në Facebook një nga të pranishmit, ish-deputeti Jani Makraduli./albeu.com/
Shtuar më 25/12/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori