Shkup, punëtorët sërish në protesta
Pëlqej
Çarshia e Shkupit
Punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara do të organizojnë sot një protestë para Qeverisë për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre. Protesta e organizuar nga Shoqata e punëtorëve “UNIT” do të nis protestës para Lidhjes së Sindikatave dhe më pas do të vazhdohet me marshin para Parlamentit dhe Qeverisë.

“Presim jehonë dhe mbështetje të madhe të punëtorëve, për shkak se akoma nuk janë plotësuar dhe nuk është bërë asgjë për kërkesat tona. Ne disa herë kemi paralajmëruar se nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për realizimin e të drejtave tona. Nuk kemi asgjë kundër këtij pushteti, por duam që të ulemi në tavolinë, të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje për problemin tonë”, deklaroi kryetarja e “UNIT”, Liljana Georgievska.

Punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara kërkojnë përkujdesje sociale nga shteti me një pagë mujore prej 100 eurove, deri në pensionim apo punësim të radhës, dhe kjo kërkesë të vlejë për gratë në moshën mbi 50 vjeç dhe me përvojë pune prej 15 viteve si dhe për burrat e moshës prej 53 vjet. Qeveria kohë më parë ka hedhur poshtë këto kërkesa të këtij grupi, duke shfaqur dyshime edhe për lidhjen e tij me partitë opozitare maqedonase.
Shtuar më 25/11/2010, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori