Shkup, policia ndalon rreth 200 shoferë
Njësia për Siguri Rrugore në kuadër të SPB Shkup dje nga ora 6:00 e mëngjesit deri në mesnatë ka kryer kontrolle për të zbuluar drejtuesit që tejkaluan shpejtësinë e vozitjes në rrethinën e Shkupit. Përveç kësaj, u sanksionuan 43 shoferë që tejkaluan shpejtësinë. Po ashtu, janë zbuluar 46 vepra të tjera penale, për të cilat janë lëshuar 16 urdhëra pagese të detyrueshme dhe 30 urdhra pagesa për kundërvajtje, thonë nga MPB.

Po ashtu SPB Shkup ka kryer kontroll natën e së shtunës prej orës 23:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit për të zbuluar shoferët që po vozisnin nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit. Gjatë këtyre kontrolleve janë zbuluar 25 shoferë të cilët vozisnin nën ndikimin e alkoolit. U zbuluan 33 kundërvajtje të tjera për të cilat janë lëshuar 21 urdhëra pagese të detyrueshme dhe 12 urdhra pagesa kundërvajtëse.

Dje po ashtu nga ora 14:00 deri në mesnatë janë sanksionuar 14 motoçiklistë, ndërsa janë zbuluar edhe 28 shkelje të tjera.
Shtuar më 13/10/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori