Shkup, nesër protestë e re kundër ndotjes së ajrit para Qeverisë
Pëlqej
Nesër në mesditë pritet të mbahet protestë e re para Qeverisë së Maqedonisë. Protestën e organizojnë qytetarë të cilët ftojnë për pjesëmarrje masive nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2000 na ka dhuruar një djegës të mbeturinave mjekësore që nuk i ka plotësuar standardet e BE-së dhe nuk jep mbrojtje kundër gazrave helmuese që lirohen gjatë djegies së mbeturinave. Kjo furrë e mbeturinave nuk bën filtrimin e gazrave helmuese që shkaktojnë kancer dhe shumë sëmundje tjera”, thuhet në thirrjen për protestë në rrjetin social facebook. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori