Shkup, mungon ngrohja në disa zona të qytetit
Pëlqej
Mbi 45 mijë qytetarë të Shkupit nga komunat Çair, Gjorle Petrov, Karposh, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Gazi Babë, që shfrytëzojnë shërbimet e kompanisë Balkan Energy Group (BEG) vazhdojnë të ngrijnë nga i ftohti.

Kompania në fjalë, siç shkruan "Zhurnal" ende nuk sqaron se përse ende nuk kanë filluar të lëshojnë ngrohjen në Shkup edhe pse sipas temperaturave janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë.

Sakaq, në vendimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës kërcënojnë se do t’ia marrin licencën kësaj kompanie nëse vazhdon të sillet në këtë mnyrë.

“Shoqëria duhet të ndërmarrë masa adekuate, të sigurojë energji të sigurtë, cilësore dhe efikase, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe shfrytëzuesve të sistemit të energjisë së nxemjes”, thuhet mes tjerash në reagimin e KRRE./albeu.com/

Shtuar më 09/10/2013, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori