18-vjeçari Jovan Kostandinov është i riu që i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike sot në mëngjes në orën 10.30 duke u hedhur nga një ndërtesë në rrugën "Bratfordska" në komunën e Karposhit, ku edhe jetonte, njofton Almakos.
Kostanidnov ka rënë mbi një pjesë të konstruksionit të çatisë të hotel Granit duke humbur jetën në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur
ekipet nga SPB-ja e
Shkupit, të cilët kanë bërë ekspertizën, në prani të prokurorit publik dhe gjykatësit hetues.
Për momentin nuk dihen ende motivet e vetëvrasjes. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012,
ora 14:53