Shkup, hapet Panairi i 24-rt i Librit
Botues nga Maqedonia, Shqipëria Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Turqia, Italia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të prezantohen në Panairin e 24-t ndërkombëtar të librit që fillon sot në Shkup.

Manifestimin e panairit do ta hapë ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Në 5.000 metra katrorë në Panairin e Shkupit, krahas pjesës ekspozuese-shitëse, çdo ditë do të mbahen promovime të autorëve dhe botimeve të reja. Janë paralajmëruar mbi 30 promovime.

Panairi i librit është manifestimi i dytë i panairit sipas numrit të vizitorëve, që sillet rreth 40.000.

Panairi i Shkupit, për të dytin vit me radhë Panairin e Librit e promovon nën moton "Dhuro libër, dhuro pasuri", duke e mbështetur mu librin si dhuratën më adekuate për të gjitha rastet.

Prej nesër në Panairin e librit fillon Panairi për turizëm, ndërsa prej pasnesër fillojnë Ditët e arsimit dhe karrierës. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori