Shkup, besimtarët myslimanë falin namazin e Bajramit të Madh
Në organizimin të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë në xhaminë

Mustafa Pasha në Shkup u mbajt manifestimi qendror i festës së Fitër Bajramit, ku u këndua Kur’an, ilahije dhe kaside në gjuhën shqipe, boshnjake dhe turke, si dhe u fal namazi i Fitër Bajramit, ku të pranishëm ishin një numër i madh i besimtarëve myslimanë.

Në manifestimin qendror të festës së Fitër Bajramit, siç raporton Alsat-M, ishin të pranishëm një numër i madh i besimtarëve, ndër të cilët kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şölendil dhe atasheu i Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë në Maqedoni, Seyfettin Ersoy.

Imami i xhamisë Mustafa Pashai porositi besimtarët myslimanë që të jenë prej atyre që të harxhojnë mundin në rrugën e Allahut, të ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos të varfrit, si dhe të jenë më afër njëri-tjetrit.

Në xhamitë tjera të Shkupit dhe në qytetet tjera të Maqedonisë namazi i Fitër Bajramit u fal nga një numër i madh i besimtarëve myslimanë. /Albeu.com/
Shtuar më 17/07/2015, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori