Shkup, alarmi për bombë fals (VIDEO)
Update - Përfunduan hetimet për alarmin se është vendosur bombë në shkollën e mesme ekonomike "Arseni Jovkov" në Shkup, ndërsa siç mësojmë alarmi ka qenë i rrejshëm.


"Shërbimet antiterroriste morën gjitha masat e duhura për raste të tilla, pas çka u vërtetua se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme", i ka thënë portalit Kurir zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.



17:24 - Një person i panjohur ka alarmuar shkollën e mesme "Arseni Jovkov" në Shkup, duke kërcënuar se në ambjentet e saj është vendosur bombë. Policia njoftoi se një zë mashkulli rreth orës 14.30 është lajmëruar në numrin 195 në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe ka alarmuar se në shkollën e mesme shtetërore "Arseni Jovkov" është vendosur bombë, njofton INA.

Autoritetet policore dhe njësitet anti-terrorizëm menjëherë pas alarmit kanë mbërritur në shkollë, duke nxjerrë të gjithë nxënësit dhe personelin dhe duke kryer kontrolle të detajuar.

MPB akoma nuk ka bërë të ditur se a bëhet fjalë për bombë të vendosur apo për paralajmërim të rrejshëm. Në shkollat e vendit në disa raste ka pasur alarme të tilla për vendosjen e bombave, mirëpo shumica e tyre kanë përfunduar si mashtrime nga ana e qytetarëve.
Shtuar më 19/02/2013, ora 18:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori