Po kalon një formë fantastike te Milani, Reali nuk është i interesuar për të kthyer Diaz

Brahim Diaz është duke kaluar një formë fantastike te Milani duke u bërë një lojtar kyç në formacionin e Piolit, por kjo nuk e ka tunduar Realin për taa kthyer në Madrid.

Diaz pritet të mbetet te Milan, që posedojnë mundësinë e blerjes në formë huazimi deri në 2023.

Por, Marca raporton se Carlo Ancelotti nuk ka plane me Diaz, andaj futbollisti do qëndrojë te “Rossonerët”.

Kontrata e Diaz me Realin skadon në vitin 2025 dhe spanjolli ka dy gola dhe tre asistime në fanellën e klubit madrilen.


Shtuar 11.11.2021 09:46