Shkup, 8 aksidente rrugore në 24 orët e fundit
Tetë aksidente automobilistike janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në qytetin e Shkupit. Sipas raportimeve nga policia e komunikacionit rrugor, bilanci tregon se dy vozitës kanë marrë lëndime të rënda dhe kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e qytetit, ndërsa 3 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Ndërkaë, policia ka vendosur gjoba për të gjithë ata drejtues mjetesh të cilët nuk japin përparësi këmbësorëve. Sipas raportit të policisë 8 drejtues mjetesh kanë marrë këtë gjobë.

Po ashtu policia ka gjobitur edhe 9 shoferë që kanë kaluar në semaforin e kuq, 4 shoferë që kanë drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit dhe 29 kanë lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori