SHKSHM përshëndet inagurimin e bustit të Isa Boletinit në Saraj
I ndjeri historian Dr.Prof. Muhamed Piraku në veprat e tij mes tjerash ka theksuar: "Dërveni kësula e shqiptarisë".

Sot edhe realisht Shkupi nderohet edhe me një figure të lavdishme kombëtare. Nëse në vitin 1912 besohej se flamuri kombëtar dhe shpallja e pavarsisë së shtetit shqipëtarë do të bëhej në Shkup, atëher le të besojm se vendosja e lapidarit të Isa BoletinitShkup duhet të llogaritet dhe të kuptohet si fillimi i kthimit të dinjitetit kombetar Shkupit të lashtë.

Edhe personalisht si familje atdhetare dhe veprimtarësh të kauzës kombëtare nga treva e Dërvenit, përuroj bashkëkombasit dhe bashkvendasit e mij në këtë ditë fatlume të shpresës drejt beslidhjes dhe veprimtarisë së përbashkët për t’ia kthyer Shkupit shpirtin e tij të vërtet dhe shqiptarët e Maqedonisë për të mare mbi supe angazhimin kolektiv për të udhëhequr me Maqedoninë e Lekës së Madh, me Maqedoninë e nipit të saj Skenderbe.

Ky evenimnent kulturor dhe patriotik duhet të jetë shembull edhe për komunat tjera në vend se si në të ardhmen duhet të ngriten iniciativa të këtilla dhe të realizohen me guxim dhe përkushtim.

Kuptova se qyteti i Shkupit nuk ka dhënë leje për vendosjen Isa BoletinitShkup!!!

Kjo na bënë më të lumtur, kjo na tregon se si duhet në të ardhmen të dijm të vendosim vet për fatin tone.
Për gjithë shqiptarët falë me shëndet nga kryeqyteti i Vilaetit të Kosovës. "MIRË SE ERDHE NË SHKUP, ISA BOLETINI"

SHKSHM, Daim HISENI - Kryetar. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori