Shkrumbohet makina e deputetit të LSDM, mister ngjarja
Pëlqej
Mbrëmë i është vënë flaka veturës së deputetit të LSDM-së Hari Lokvenec.

Deputeti nuk deshi që ta komentojë ngjarjen, duke u arsyetuar që ai për më shumë informacione ka në Ministrinë e Punëve të Brendëshme.

Ndërsa nga MPB njoftojnë se rasti është rapurtuar gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 23.05 në SVR- Manastir.

Lokvenec ka lajmëruar se një person i panjohur ka djegur veturën e tipit mini kuper me targa të Prilepit, e cila ka qenë në pronsi të babit të tij. Zjarri u shua pas arritjes së ekipit të Departamentit të Zjarrfikësve në Prilep. Nga MPB njoftojnë se do të ndërmarrin masa për zbulimin e plotë të rastit.


Shtuar më 18/06/2018, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori