Lela: Shteti erdhi në mes të natës te Teatri, Ramën e Lleshajn nuk i fal se janë burracakë

Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka folur edhe gazetari Alfred Lela i cili u dhunua nga policia.

Lela tha se shteti shembi Teatrin natës hajdutçe dhe se nuk i fal Ramën dhe Leshajn pasi nuk u treguan burra që të pranonin dhunën.

Lela: Erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, Edmond Budina, Neritan Liçaj, Mehdi Malka që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj. Ua respektoj sakrificën dhe dhimbjen e u them se nuk ishte dështim.

Shteti erdhi në mes të natës, hajdutçe, që është edhe e shteti, e jona, por jo e pushtetit. Unë i kam falur policët sepse janë bij nënash të bëra kokë turku, por nuk e kam falur Edi Ramës dhe nuk do ta fal as Sandër Leshin. Jo se u dhunova atë ditë, por sepse nuk pranuar dhunën si burra Shqipërinë. Nuk mundën se janë burracakë.

Ky nuk ishte suksesi i parë i Ramës, pasi ka pasur sukses edhe në mbjelljen e kanabisit dhe largimin e të rinjve.


Shtuar 20.05.2020 17:18