Shkrirja e borës rrit nivelet e lumenjve në Maqedoni, banorët këshillohen të tregohen të kujdesshëm
Rrjedhat e ujit të të gjithë lumenjve në Maqedoni janë në trend të rritjeje si pasojë e shkrirjes së dëborës dhe rritjes disi të temperaturave të përcjella me reshje të shiut, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Drejtoria paralajmëron për lëvizje të kujdesshme afër rrjedhave të ujit dhe lumenjtë e thatë.

Sipas DPHM-së, niveli i ujërave të lumit Vardar është rritur në të gjithë pikat matëse në krahasim me nivelin mesatar për shkurt, ndërsa më së shumti në Shkup.

Rritje më të madhe të niveleve të ujit ka në lumenjtë Tresk dhe Cërna Reka, ndërsa ulje të nivelit në krahasim me nivelin e zakonshëm ka vetëm në Drinin e Zi edhe atë për më shumë se një metër. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori