Shkon në tetë numri i viktimave nga gripi breda javës në Maqedoninë e Veriut
Tetë persona kanë ndërruar jetë brenda një jave si pasojë e komplikimeve nga gripi, shkruan Albeu.com

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se mosha e personave që kanë ndërruar jetë është nga 13 deri në 70 vjeç. Pesë nga pacientët e vdekur janë trajtuar në spitalin “8 shtatori” në Shkup, dy në Klinikën Infektive dhe një rast në Klinikën e Fëmijëve. Që nga fillimi i sezonit të gripit e deri më tash, numri i viktimave ka arritur në 11.

Brenda një jave autoritete përkatëse kanë regjistruar mbi 2500 raste me grip në gjithë territorin e vendit ndërkaq që nga fillimi i sezonit të gripit e deri më tash numri i përgjithshëm i të prekurve është 15,200.

"Sa i përket aktivitetit të virusit të gripit, kemi vërejtur ende aktivitet të lartë të tij dhe gjatë javës së kaluar në Institutin e Shëndetit Publik, kanë mbërritur 10 mostra të pacientëve që janë trajtuar në spital dhe janë kontrolluar në ambulancë dyshohen se janë me grip"-deklaroi Gordana Kuzmanovska, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik. /albeu.com/

Shtuar më 07/03/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori