Shkon në Shkup për ekspozitë, i vjedhin fotografitë artistike
Fotografi nga Kosova, Asllan Krasniqi ka dashur të realizojë një ekspozitë në Shkup.

Mirëpo, pikërisht në Shkup atij ia kanë vjedhur të gjitha fotografitë artistike që kishte mundur të realizojë me shumë mund e përpjekje.

Krasniqi thotë se ka punuar me vite të tëra për ato fotografi dhe se priste me padurim ekspozitën.

Ai më tej është shprehur se nuk dëshiron të dyshojë që ndonjë kolegët mund tia ketë bërë këtë gjë për xhelozi.
Duke qenë se këto fotografi ishin pasuria më e çmuar, jo vetëm materiale, por edhe shpirtërore për të, ai e ka kallëzuar rastin në polici.

Asllan Krasniqi është fotograf nga Kosova, me vendbanim në Belgjikë. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2014, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori