Shkon në pesë numri i pacientëve që kanë humbur jetën nga gripi
Komplikacionet nga gripi i kanë marrë jetën edhe një tjetër pacienti dje në Maqedoni, duke e çuar në pesë numrin e personave që kanë humbur jetën nga gripi. Pacienti ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Burime nga klinika njoftojnë se bëhet fjalë për një grua 60 vjeçare nga Ohri, e cila dhjetë ditë më parë ishte hospitalizuar në këtë klinikë me simptomat e gripit.

Ajo më parë ka vuajtur nga sëmundjet kronike dhe probleme frymëmarrje. Para dy ditësh u regjistrua viktima e katërt, që kishte të njëjtat simptoma.

Të dhënat nga Instituti për Shëndet Publik tregojnë se këtë vit është rritur me 30% numri i të sëmurëve nga gripiMaqedoni.

Nga fillimi i sezonit 2013/2014, janë sëmurur 10.934 persona nga gripi. Ndërsa vetëm javën e fundit, janë sëmurur rreth 3.156 persona. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2014, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori