Shkon në 25 persona numri i të falurëve për dhunën në Kuvend
Pesë persona të tjerë të përfshirë në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë janë amnistuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të amnistuarve në 25.
Pesë personat e amnistuar ndiqeshin penalisht për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”.

Në ditën e fundit të 2018-ës u amnistuan edhe 5 persona të tjerë për veprën e njëjtë penale. Ndërsa para vitit të ri gjykata hodhi poshtë 9 ankesat për amnisti dhe avokatët e apeluan lëndën në Gjykatën e Apelit.

Prej atje ende nuk ka përgjigje se sa ankesa janë parashtruar nga avokatët dhe kur do të ketë vendime rreth tyre. Deri tani, dihet se ankesa janë dorëzuar nga avokatët e Goran Gjoshevskit, Goranço Angelkovski-Qoseto, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Munir Pepiq dhe Mitko Peshov.

Sipas prokurorit Lubomir Joveski, amnistia nuk do të kishte ndodhur fare, nëse kjo do të varej nga ai dhe prokurorja Villma Ruskovska. Ai thotë se e kupton zhgënjimin e qytetarëve, por ky është një vendim politik.

"Për momentin, prokuroria ka dëshmi të zgjerimit të hetimit për organizatorët e ngjarjes më 27 prill. Së shpejti, prokuroria do të ngrejë hetim edhe për ato. Një problem dhe tejzgjatje të procedurës bëri veprimi joprofesional i Prokurorisë menjëherë pas ngjarjes. Lëshimi më i madh është ai, që nuk ka pasur menjëherë inspektim nga prokurori publik, kur mundësia e sigurimit të gjurmëve dhe dëshmive ishte më i madh. Prokurori i mëparshëm publik nuk kishte ndërmarrë asgjë”, deklaroi prokurori Joveski.


Shtuar më 03/01/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori