Shkon në 201 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 21 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, me çka numri total i të infektuarve në Maqedoninsë e Veriut shkon në 201.

Sipas rajoneve, të infektuarit janë nga Shkupi (15), Kumanova (4), Dibra (2), Ohri (1), Shtip (1) dhe Tetova (1).

Më shumë detaje priten nga ministri në konferencën e zakonshme për media.
Shtuar më 26/03/2020, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori