Shkon në 110 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 110.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 19 raste të reja, me çka numri i të infektuarve në vend është rritur në 1.858. Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 16 persona me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.367.

Ministria gjithashtu raportoi për 4 të vdekur nga virusi, ndërsa gjithsej 110 persona në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga COVID-19. Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur 381 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 512 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 22.767.
Shtuar më 20/05/2020, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori