Shkollat e Strugës mbyllen nga frika e incidenteve
Më shumë se 3000 nxënës nga shkollat e mesme në Strugë “Niko Nestor” dhe “Ibarim Temo” gjatë ditës së sotme nuk e kanë ndjekur mësimin.

Sipas udhëheqësve të këtyre dy shkollave, arsyeja kryesore për mosmbajtjen e mësimit ka qenë dëbora e rënë, por siç mëson “Zhurnal” arsye kryesore ka qenë që mos të vij deri te ndonjë incident ndëretnik ose ndërfetar.


Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të fyerjeve ndëretnike dhe ndërfetare në vend një vendim i tillë konsiderohet i pranueshëm, por është tregues se situata është ende e brishtë dhe mund të ndodhë gjithçka në të ardhmen.

Drejtori i shkollës Urim Kreka ka theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për frikë.

“Me përgjegjësi ju them se situata tek ne është e qetë, nuk ka asnjë lloj incidenti. Shumica e nxënësve nga vendet rurale nuk kanë ardhur në shkollë pasi në fshatrat e tyre bora arrin deri në 90 centimetra”, tha ai.

Mësohet se që nga incidenti i parë shkollat kanë ftuar mbledhje të Këshillit të prindërve. Drejtuesit dhe profesorët janë futur në çdo klasë dhe kanë biseduar me nxënësit me qëllim që të shmanget çfarëdo incidenti. Ndërkaq, është e qartë se në shkollat e mesme në Strugë shpeshherë mund të ndodhin incidente ndëretnike mes nxënësve.
Shtuar më 03/02/2012, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori