Iniciativa e Shkëndijës për të
grumbulluar ndihma të cilat do t’u shkojnë
familjeve të goditura nga përmbytjet e javës së kaluar në rrethinën e Shkupit është realizuar me sukses.
Kapiteni i ekipit Ferhan Hasani, bashkë me futbollistët Ardian Cuculi, Besart Ibraimi dhe Besir Demiri , futbollistë nga rajoni i Haraçinës, në emër të klubit përmes Kryqit të Kuq, kanë dorëzuar ndihmën në destinacionin e planifikuar, duke shpresuar në zbutjen e gjendjes së vështirë të
familjeve që janë dëmtuar nga përmbytjet, shkruan Telegrafi.
Shkëndija ka dorëzuar pako me artikuj ushqimor që arrijnë vlerën e 10.000 eurove.
Para këto që janë
grumbulluar nga shitja e biletave (rreth 4 000 mijë bileta të shitura) në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në LPFM, Shkëndija-Sileksi, si dhe para të dhëna si donacion nga kryesia, futbollistët, stafi teknik dhe administrata e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2016,
ora 20:36