Shkatërrohet një grup kriminal në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka shkatërruar një grup kriminal i cili ishte i involvuar në trafikimin e migrantëve.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme, thuhet se më 15 shkurt të këtij viti, MPB ka kryer një operacion të koordinuar policor që ka për qëllim pastrimin e veprave penale që kanë të bëjnë me organizimin e një grupi për kryerjen e veprave penale të kontrabandimit të migrantëve, të cilët përmes kufirit greko-maqedonas hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës anëtarët e grupit kriminal pranohen dhe transportohen në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.

Sipas këtij njoftimi, hetimi ndaj grupit të organizuar kriminal prej 20 anëtarësh me një strukturë të përcaktuar dhe një strukturë të rreptë hierarkike u krye në maj 2018, si dhe ndaj një oficeri të policisë që ndihmoi aktivitetin kriminal të grupit.

Thuhet se janë ngritur aktakuza penale kundër gjithsej 21 personave për vepra penale të dyshuara si “Organizimi i një grupi dhe inkurajimi i kryerjes së akteve të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të fëmijëve”, “kontrabandimit të migrantëve” dhe për “ndihmë” lidhur me veprën e njëjtë penale.

Numri më i madh i migrantëve të paligjshëm të kontrabanduar nga grupi ishin nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Bangladeshi dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët, të cilët më parë kanë qëndruar në territorin e Greqisë.
Shtuar më 17/02/2019, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori