Shkarravitet tabela e ASHMAA, fshihet fjala "e veriut" dhe shkrimi në gjuhën shqipe
Vandalizmi ndaj tabelave tre gjuhësore nuk ka të ndalur. Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport, por edhe
tabela e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, shkruan TV21.
Përpos gjuhës
shqipe, autorët kësaj rradhe kanë vandalizuar edhe emrin kushtetues të vendit, (Republika e Maqedonisë së Veriut). Në një prononcim për TVM2, kohë më parë, zv/drejtori i ARS-së, Izmi Nura ka kërkuar që të gjinden autorët që e kanë bërë këtë veprim.
Por kjo nuk është
tabela e vetme, ndër tjerash javë më parë u thye dhe u vandalizua edhe
tabela e Arkivit Rajonal, e cila ishte e vendosur dhe shkruar në tri gjuhë, maqedonase,
shqipe dhe angleze.
Shtuar më 08/03/2020,
ora 17:26