Shkarkohen dy drejtorë në Tetovë
Janë shkarkuar dy drejtorë të institucioneve kulturore në Tetovë, ai i Shtëpisë së Kulturës, Haki Fazliu dhe i Galerisë së Arteve, Afrim Ziberi.

Nga Ministria e Kulturës njoftojnë se shkarkimet vijnë për shkak të përfundimit të mandateve të tyre.

Për Shtëpinë e Kulturës do përpunohet edhe Statuti i ri i këtij institucioni, meqë ai ekzistues, sipas ministrit Asaf Ademi, nuk është në përputhje me Ligjin për kulturë të Maqedonisë.

Ademi njoftoi se së shpejti pritet që të hapet edhe konkursi për drejtorë të rinj të Galerisë së Arteve dhe Shtëpisë së Kulturës.


Shtuar më 28/11/2018, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori