Hamilton në krah të protestuesve amerikan që rrëzuan statujën e tregtarit të skllevërve (VIDEO)

Të dielën, demonstruesit rrëzuan skulpturën e bronzit, mbi 5 metër të gjatë të tregtarit të skllevërve të dundit të shekullit 17.

Statuja ka qëndruar për më shumë se një shekull që nga ngritja e saj në 1895, por ka ndarë mendimin në qytet për shkak të historisë së Colston për tregtimin e dhjetëra mijëra skllevërve afrikanë.

Për këtë ka reaguar edhe kampioni i Formula 1, që ka mbështetur një veprim të tillë.

“Statuja e tregtarit të skllevërve, Edward Colston u tërhoq!!! Vendi ynë nderoi një njeri që shiste skllevër afrikanë! Të gjitha statujat e burrave racistë që fituan para nga shitja e një qenie njerëzore duhet të prishen!”, ka shkruar Hamilton.

Siç raporton The Guardian , Colston bëri shuma të konsiderueshme parash duke punuar për kompaninë Royal Afrikane (RAC) në fund të viteve 1600.


Shtuar 8.06.2020 08:45