“Vendoret”, shefja e misionit të OSBE-ODIHR takohet me Mediun

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka pritur sot në një takim  shefen e misonit të OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Glover do të takohet edhe me kryetarin e Komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe më pas edhe me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizin.

Mediu ka bërë me dije se gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar lidhur me zgjedhjet e 14 Majit, aplikacionin “aktivisti”, përdorimin e fondeve të buxhetit për fushatë elektoralë si dhe rritjen e numrit të punonjësve në administrate për fushatë elektorale.

Pikat për të cilat Mediu dhe Glover diskutuan:

1.Për shkak të mungesës së vullnetit politik është ndërprerë  dhe ka dështuar  reforma  zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit,,ndonëse nga shumë faktorë politik dhe civilë  janë propozuar në kohë për diskutim dhe vendimarrje drafte me rëndësi..

 2.Njësimi i Partisë Socialiste me shtetin dhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike për zgjedhje është flagrant duke ushtrar presion për të votuar mazhorancën, shoqëruar me tërheqjen e kartave të identitetit apo blerja e votës. .

3.Përdorimi i aplikacionit ” aktivisti” është po ashtu në shkelje të ligjit si vazhfim i praktikës së “patronazhistit” denoncuar tashmë nga OSBE/ODHIR në zgjedgjete fundit. 

4.Përdorimi abuziv i fondeve të buxhetit për fushatë elektorale për ngritje pagash apo penaionesh për qëllime elktorale.

5- e votuesve në qëndra të ndryshme përpara zgjedhjeve Zhvendoaja duke krijuar konfuzion tek votuesit.

6-Kontrolli mbi mediat dhe hapsirat publike për propogandimin e fushatës ku cdo hapsirë private publike është bllokuar nga pushteti.  

7-Rritja gati dyfish i numrit të punonjësve  në mënyrë abuzive në bashki dhe institucionet shtetërore për fushatë elektorale.

8- Pengimi me urdhër nga Ministritë përkatëse i pedagogëve dhe arsimtarëve për të kadndiduar për këshillat bashkiak në shkelje të kushtetutës./Albeu.com/


Shtuar 19.04.2023 10:35