Shirli Dio Guardi: BDI e mban pushtetin me thirrje nacionaliste
Pëlqej
Gruaja e Xhozev Giogardi, ish-kongresmenit në SHBA i cili është me origjinë shqiptare dhe anëtar i Ligës civile shqiptaro amerikane, këshilltare e të cilit është vetë ajo, e ka akuzuar BDI-në e Ali Ahmetit se luan me kartën nacionaliste.

Shirli Diogardi, së bashku me Roland Gjonin, studiues në Universitetin Kolumbia, i cili gjithashtu është me origjinë shqiptare kanë akuzuar koalicionin VMRO dhe BDI, se bëjnë politika jo konform asaj çka do donin shqiptarët.

“Rritja e zhgënjimit nga dështimi i partive politike shqiptare për ta përfaqësuar komunitetin, e mbushur me zbatim të dhimbshëm dhe të ngadalshëm të Marrëveshjes së Ohrit, i shtyjnë disa shqiptarë drejt opsioneve radikale”, paralajmërojnë Diogardi dhe Gjoni.

Kjo është një nga kritikat më të ashpra kundër pushtetarëve shqiptarë në qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori