Shilegov: VMRO dhe Gruevski duhet ta kuptojnë se janë në opozitë
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë një konference për shtyp theksoi se partia e tij tashmë ka një marrëveshje me qytetarët, votat e të cilëve janë shndërruar në 67 mandate nga gjithë partitë, përveç VMROD-DPMNE-së.

Sipas tij, marrëveshja parashikon ndryshime në Maqedoni, parashikon një Maqedoni me të ardhme evropiane dhe një Maqedoni pa kriminelë, njofton Telegrafi.

“Ka marrëveshje me qytetarët për ndryshime Maqedoni, për jetë cilësore, marrëveshje kundër kriminalitetit të cilën e ka instaluar pushteti i deritanishëm. Ka program për Qeveri reformuese e unitare ku të gjithë do të jetojnë jetë cilësore. Ky program do e fusë Maqedoninë në NATO e BE. Antonio Miloshevski mundohet ta mbrojë Gruevskin, por pa sukses. VMRO-DPMNE dhe Gruevski nuk munden të jenë pjesë e ndryshimeve ato duhet ta kuptojnë se janë në opozitë”, deklaroi Shilegov. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori