Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Shilegov u kërkon deputetëve që hapën dyert e Kuvendit të japin dorëheqjen
Dy protagonistët që dyshohen për hapjen e portave të Kuvendit, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski sot u paraqitën në seancë parlamentare.

Ndonëse nuk morën fjalën për të komentuar pikën e rendit të ditës, deputetët e shumicës parlamentare kërkuan dorëheqjen e tyre.

“T’i debatojmë gjërat ashtu siç janë dhe jo ashtu siç dëshironi t’i shisni para publikut. Jepni dorëheqje ju që i hapët dyert. Jepni dorëheqje ju që dyshoheni nga PSP dhe pastaj flasim për politikë.”- tha Petre Shilegov, LSDM.

Incizimet nga kamerat e sigurisë shfaqin deputetin e VMRO-së Ilija Dimovski duke bërë sehir në kohën kur kolegët e tij hapin dyert. Dimovski sot nuk deshi të komentojë përse nuk i parandaloi kolegët e tij.

Referuar incizimeve nga kamerat e sigurisë, turma e dhunshme në Kuvend më 27 prill është futur pas hapjes së portave të Kuvendit nga Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski. Më pas drejtë sallës së konferencave për shtyp janë orientuar nga Johan Tarçullovski, Ljuben Arnaudov dhe Lupço Dimovski. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2017, ora 20:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori