Vizita e parë si President, Begaj: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, premtim i vonuar

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar daljen e tij të parë si presidentnë Kosovë ku tashmë ai po zhvillon edhe një konferencë të përbashkët me homologen e tij Vjosa Osmanin.

Gjatë fjalës së tij Begaj deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është premtim i vonuar. Më tej, Begaj tha se liberalizimi i vizave është një e drejtë që duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët e rajonit.

“Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun e shqiptarëve nuk mund te zbehë këtë trashëgimi të lavdishme. Kosova dhe Shqipëria, gëzojnë të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Reformat integruese, thelbësore për stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë. Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian një lajm i mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës , premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit”, u shpreh Begaj.