Shilegov: Nuk ka marrëveshje midis BDI-së dhe LSDM-së për shtyrjen e zgjedhjeve
Zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov
Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov i ftuar në emisionin Analiza në 24 Vesti ka thënë se nuk ekziston asnjë marrëveshje midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë që të votohet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kundër zgjedhjeve me 5 qershor të këtij viti,

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje midis BDI-së dhe LSDM-së. Njëri prej kushteve për t’u ulur dhe biseduar është pikërisht prishja e vendimit për shpërbërjen e Parlamentit dhe caktimin e një seance për shtyrjen e zgjedhjeve të pesë qershorit dhe ky është qëndrim përfundimtar i LSDM-së. Kushti i dytë i cili ka rëndësinë e njëjtë është vendimi skandaloz për abolim i Gjorge Ivanov për faljen e funksionarëve më të lartë të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Shilegov, transmeton TetovaSot./Albeu.com/
Shtuar më 15/05/2016, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori