Shilegov: Nuk i kemi dërguar asnjë letër BDI-së
Vetëm pak ditë më parë, mediet në Maqedoni publikuan se LSDM-ja i ka kthyer përgjigje BDI-së lidhur me projektligjin për gjuhën shqipe.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov ka thënë për "Zhurnal" se këto pohime nuk janë aspak të vërteta dhe LSDM-ja nuk ka dërguar asnjë dokument në selinë e BDI-së.

"Nuk komentojmë spekulime. Nuk i kemi dërguar asnjë letër BDI-së. Në atë moment që do të ketë diçka konkrete do ta informojmë opinionin", ka thënë Shilegov. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori