Aksidenti fatal në Maliq, zbardhen detajet: Këmbësori iu hodh Benzit në lëvizje

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, ku humbi jetën një këmbësor me iniciale K. H., banues në fshatin Rëmbec.

Policia njofton se  shtetasi K. H, është hedhur para makinës e cila ishte në lëvizje. Mjeti tip “Benz”  drejtohej nga shtetasi me iniciale L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq.

Mbas aksidentit K.H është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku fatkeqësisht ka ndëruar edhe jetë, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.

Nga banorët e zonës mësohet se viktima kishte disa ditë që vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksiden/albeu.com