Shilegov: Mos përhapni frikë pa bazë me gjuhën shqipe!
Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov nga foltorja e komisionit për sistem politik ka folur sot në lidhje me propozimin për ligjin e gjuhëve që është në diskutim e sipër para anëtarëve të këtij komisioni.

”Mos krijoni frikë pa mos u bazuar në realitet në lidhje me ligjin e gjuhëve. Askush nga Berova, Dellçeva dhe nga Vinica nuk do të jenë të detyruar që të përdorin gjuhë tjetër që nuk është gjuhë e tyre amtare.
Nuk është e përgjegjshme që të krijohen kështu debate. ” tha Shilegov.

Sot është dita e dytë e diskutimit për këtë ligj në komisionin parlamentar për ligjin për gjuhët. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori