Shilegov: Ivanov ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet
LSDM konsideron se presidenti Gjorge Ivanov ka shkelur Kushtetutën e ligjet dhe ka bërë diskriminim politik me kërkesën që të sigurohet shumicë deputetësh si kusht për ta ndarë mandatin për formim të qeverisë.

“Themi se Gjorge Ivanov po shkelë Kushtetutën dhe ligjet dhe se kjo tërheqë përgjegjësi për Ivanovin. Gjorge ivanov nuk ka të drejtë që politikisht të diskriminojë”, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ivanov, shtoi Shilegov, ia ndau mandatin Nikolla Gruevskit pa i kërkuar nënshkrimin e 61 deputetëve dhe të paraqesë kushte për programin.

“Prej këtu nuk ka të drejtë që këtë ta kërkojë nga kryetari Zaev. Kjo është shkelje e palejueshme e Kushtetutës nga ana e Ivanovit, për çka përgjigjet edhe sipas Kushtetutës edhe sipas Kodit penal”, theksoi Shilegov.

Pyetjes nëse LSDM ka filluar të mbledhë nënshkrime nga deputetët, Shilegov iu përgjigj se LSDM po punon në gjetjen e zgjidhjes e cila do të çojë drejt formimit të shpejtë, efikas të qeverisë së re, qeveri e cila do t’i tejkalojë problemet në Maqedoni dhe do ta përmirësojë jetën e qytetarëve. /albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori