Shilegov akuzon Ivanovin se “arratiset” jashtë në kohë krizash
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov akuzoi sot presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov se po thellon krizën politike dhe sillet në mënyrë joserioze pasi ka shkuar për vizitë në Azerbajxhan në momente kur shteti ndodhet në krizë.

"Mbi tre muaj, Maqedonia është pa qeveri legjitime. Prioritet shtetëror i Republikës së Maqedonisë është të formohet qeveria, në interes të qytetarëve. Në mungesë të Ivanovit, Maqedonia mbetet pa institucionin e tillë funksional. Kuvendi akoma nuk e ka përzgjedhur kryetarin, ndërsa Qeveria dhe ministrat kanë ingerenca të kufizuara", tha Shilegov.

Ai shtoi se me mosrespektimin e vullnetit të shumicës, shkeljen e Kushtetutës dhe braktisjen e shtetit në periudhë të krizës së thellë politike, Ivanov e thellon këtë krizë.

"Qytetarët votuan për ndryshime dhe për programin e qeverisë së re dhe ky program duhet një orë më parë të bëhet program real i cili do të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe stabilizimit të shtetit në çdo fushë", tha më tej Shilegov. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori