Hyri në seli për të na prezantuar me zyrën e re, Berisha rrëzohet në shkallë (VIDEO)

Një incident ka ndodhur sot në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka qenë duke ngjitur shkallët e brendshme të selisë, duke shkuar në zyrën e re, është rrëzuar.

Drejtoresha e zyrës së shtypit në PD, Floriana Garo ka publikuar disa imazhe nga brenda zyrës së ish kryeministrit.

“Dr. Sali Berisha në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike”, shkruan Floriana Garo.

Kujtojmë që Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar. Ky vendim i Gjykatës, i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

 


Shtuar 13.04.2022 14:42