Shikoni si do të jetë plazhi i Ohrit ne te ardhmen (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve sot ka informuar qytetarët se është zgjedhur projekti, i cili do të vihet në zbatim për të ndryshuar pamjen e plazhit të Ohrit.

Nga pesë projektet e proklamuara, është zgjedhur projekti i tretë me 56 % të votave ose gjithsej 3.071 vota.

Plazhi është parashikuar të ndërtohet në bazë të standardeve më të mire aktuale.

Është parashikuar që në plazh të ketë vende për argëtim, stola, shatërvanë, rrugica, tualet, dushe, shezllone dhe larje në pishinë.

Gjithashtu, plazhi i ri në Ohër do të ketë dhe vende për argëtim, internet falas dhe komoditete të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori