SHGM: Mediat me gjuhë urrejtjesh
Kohën e fundit në mediume gjithnjë e më tepër hasen tekste me përmbajtje ofenduese, vulgarizim dhe stereotipizim për kategori të caktuara të qytetarëve.

Vërehet edhe paraqitje e izoluar e publikimit të teksteve me përmbajtje të ngjashme në periudha dhe mediume të ndryshme, që len hapësirë për dyshim se bëhet fjalë për vjedhje të autorësisë ose dyshime për plagjiaturë.

Ky është reagimi i SHGM-së ndaj disa zhvillimeve të fundit në media të caktuara të vendit ku gjuha e urrejtjes është evidente gjithnjë e më tepër.
“Meqë këto dukuri janë në kundërshtim me Kodeksin e gazetarëve dhe janë në kundërshtim me normat etike dhe profesionale të gazetarisë, Këshilli I nderit apelon te kolegët gazetarë për sjellje më të ndërgjegjshme.

I respektojmë qasjet e ndryshme gjatë përgatitjes dhe përzgjedhjes së informatave që publikohen, por njëkohësisht nuk duhet të lejojmë që lufta për lexueshmëri, shikueshmëri ose dëgjueshmëri të përfitojnë dimensione të pashembullta dhe ta vendosin në pikëpyetje dinjitetin dhe autoritetin e këtij profesioni.

Nenet 11, 12 dhe 15 të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë në mënyrë shumë të qartë dhe precize e definojnë mënyrën e punës së gazetarëve në situatat e lartpërmendura. Prandaj edhe një herë apelojmë te kolegët për qasje profesionale dhe kujdes për etikën gjatë punës së tyre”, thuhet në reagimin e SHGM-së, raporton Zhurnal.
Shtuar më 12/03/2012, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori