SHGM mban sot Kuvendin Zgjedhor
Pëlqej
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot, në Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet në Panairin e Shkupit, do të zgjedhë udhëheqësi të re - kryetar, Këshill drejtues dhe mbikëqyrës, si dhe Këshill të nderit.

Mira Kostiq nga Radio e Maqedonisë, Nazim Rashiti nga BBC, Naser Selmani nga "Vesti" dhe Alosha Simjanovski nga MTV janë kandidatët për kryetarë të SHGM-së.

Në mëngjes, para fillimit të Kuvendit zgjedhor, gazetarët të cilët nuk janë pjesë e Shoqatës kanë mundësi që të anëtarësohen nëse sjellin letërnjoftim, vërtetim për marrëdhënie pune nga mediumi në të cilin punojnë, biografi personale (SV), dy fotografi dhe 150 denarë (për anëtarësimin vjetor).
Shtuar më 20/11/2010, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori